Adorions Palace, Eventi juaj, suksesi juaj

I  konceptuar si një qendër eventesh të klasit të parë  Adorions Palace ofron salla dhe hapësira  multifunksionale , duke iu përgjigjur në mënyrë të përkryer karakterit  të cdo lloj eventi . Në një kombinim strategjik mes qëllimit  të eventit dhe idesë së realizimit  të tij në formë të një koktejli  vijnë në dispozicion tre hapësira  madhështore  me kapacitete që variojnë nga 200 persona në hapësirën mes dy shatërvaneve, 300 persona në hapësirën para sallës së vogël e deri në mbi 1000 persona në hapësirën para sallës së madhe .  Salla e vogël vihet në dispozicion të eventeve duke ofruar  mundësi akomodimi për mbi  630 persona në rast të ideimit të tij si një koktejl dhe për 300 persona  në rast të një dreke apo darke.

 

Arredimi reflekton në cdo detaj të tij formulën unike : Elegancë, stil , cilësi absolute.

Ju mund të zgjidhni stilin tuaj të preferuar të arredimit  mes modernes, klasikes apo kombinimit të të dyjave.  Eventi juaj do të ketë dekorin ideal , pa hequr dorë nga detajet domethënëse për ju. 

Teknologjia e fjalës së fundit është adaptuar për të përmbushur  më së miri standartin e një eventi të kategorisë superiore. Sistemi audio më i avancuar në ditët e sotme , garanton një dëgjim perfekt nga katër pika kyçe të shpërndarjes së tingullit.  Një ekip profesionistësh të fonisë është  në dispozicion të plotë të menaxhimit të sistemit audio në përputhje me natyrën e eventit. Sistemi audio  mundëson funksionalitetin e natyrshëm  të një bande muzikore në cdo pikë të sallës, duke garantuar komoditet absolut në menaxhimin e eventit gjatë zhvillimit të tij.