Një oaz  mes natyrës dhe qytetërimit.

I vendosur mes Durrësit dhe Tiranës, dy epiqendrave  shqiptare  të turizmit dhe urbanizmit, vjen në  një krijim unik arkitekturor, një kombinim  stilesh që sjell në një vepër  të vetme disa epoka të zhvillimit të  arkitekturës dhe artit. Një shprehje  e pasionit për artin dhe arkitekturën, magjepsjes pas  stilit dhe magjisë së  të bukurës... ADORIONS PALACE, një dedikim dashurisë.

 

Mikpritja në Adorions Palace fillon që në hyrje të tij. Një hapësirë gjigande, prej 250 vendesh parkimi, është në dispozicion të klientëve duke përmbushur deri në detaje kriteret e një akomodimi të klasit të parë. E gjithë hapësira e destinuar për parkim është e mbikqyrur nga një sistem kamerash sigurie  të fjalës së fundit dhe një skuadër profesionale agjentësh  duke dhënë garancitë maksimale  të sigurisë.

 

Adorions Palace, Eventi juaj, suksesi juaj

I konceptuar si një qendër eventesh të klasit të parë Adorions Palace ofron salla dhe hapësira multifunksionale, duke iu përgjigjur në mënyrë të përkryer karakterit  të cdo lloj eventi. Në një kombinim strategjik mes qëllimit  të eventit dhe idesë së realizimit  të tij në formë të një koktejli  vijnë në dispozicion tre hapësira madhështore me kapacitete që variojnë nga 200 persona në hapësirën mes dy shatërvaneve, 300 persona në hapësirën para sallës së vogël e deri në mbi 1000 persona në hapësirën para sallës së madhe. Salla e vogël vihet në dispozicion të eventeve duke ofruar mundësi akomodimi për mbi 630 persona në rast të ideimit të tij si një koktejl dhe për 300 persona në rast të një dreke apo darke.

I përbërë nga 50 punonjës të angazhuar në departamente të veçanta, stafi i shërbimit në Adorions Palace është një skuadër e përhershme dhe solide  me një emërues të përbashkët: Profesionalizëm, përvojë dhe pasion. Ekipi i shërbimit është garancia e një përvoje luksi dhe standarti të padiskutueshëm në Adorions Palace.

Arredimi në Adorions Palace reflekton në cdo detaj të tij formulën unike: Elegancë, stil, cilësi absolute.

Ju mund të zgjidhni stilin tuaj të preferuar të arredimit mes modernes, klasikes apo kombinimit të të dyjave. Eventi juaj do të ketë dekorin ideal, pa hequr dorë nga detajet domethënëse për ju. 

 

Adorions Palace , një sallë si  një skenë

Duke i besuar fuqisë së ndriçimit për të amplifikuar vlerat e një eventi, Adorions Palace ka adoptuar teknologjinë që ka revolucionarizuar ndriçmin skenik: teknologjinë interaktive LED.

Një sistem dixhital i programuar aparaturash bashkëkohore ndriçon sipas një planimetrie të detajuar skenike sallën e vogël duke e shndërruar në një interval sekondash të gjithë pamjen e saj.

Ndriçimi i fshehur,  në sintoni të plotë me arkitekturën fine, gama e plotë e ngjyrave dhe fasadave  skenike  të kontrolluara nga një pult prej 36 aparaturash  robotike të kohës, mudësojnë një përshtatje ideale të ambjentit me evente të çdo lloj  karakteri, duke e bërë eksperiencën në Adorions Palace një përvojë pothuajse kinematografike.

 

Teknologjia e fjalës së fundit është adaptuar për të përmbushur  më së miri standartin e një eventi të kategorisë superiore. Sistemi audio më i avancuar në ditët e sotme, garanton një dëgjim perfekt nga katër pika kyçe të shpërndarjes së tingullit. Një ekip profesionistësh të fonisë është  në dispozicion të plotë të menaxhimit të sistemit audio në përputhje me natyrën e eventit. Sistemi audio  mundëson funksionalitetin e natyrshëm  të një bande muzikore në cdo pikë të sallës, duke garantuar komoditet absolut në menaxhimin e eventit gjatë zhvillimit të tij.

 

Adorions Palace, një industri për një event

Në një dëshmi të padiskutueshme të ekskluzivitetit akomodimi në Adorions Palace do të jetë  së  shpejti një paketë e plotë shërbimi. Në funskion të eventit, dimensioneve dhe karakterit të tij, do të adaptohen dekore të brendshme  të dedikuara për sallën dhe hapësirat e koktejlit, sallon bukurie me mjeshtra të parukerisë dhe make - up-it, sallon veshjesh ekskluzive për dasma dhe dhoma luksoze hoteli. 

 

Adorions Palace, një eksperiencë e shijes së vërtetë

Kuzhina është kryefjala e perfeksionit në Adorions Palace. Në një kombinim mes teknologjisë  më bashkëkohore të kuzhinës, mjeshtrave të kulinarisë me përvojë ndërkombëtare dhe produkteve të cilësisë së parë, restoranti është vula unike  e origjinalitetit të Adorions Palace. Nga  trendet më të fundit të gatimit, tek shijet klasike e deri tek gatimet  tradicionale të vendeve më të famshme të kulinarisë botërore, restoranti i Adorions Palace ofron një eksperiencë të papërsëritshme të shijes.